Tërmeti në Itali, dy të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Sipas lajmit të agjencisë italiane të lajmeve ANSA, mësohet se si pasojë e tërmetit të ndodhur mbrëmë rreth orës 20.57 në ishullin turistik Ischia, në perëndim të qytetit Napoli, është rritur në 2 numri i personave që kanë humbur jetën dhe në 39 numri i të plagosurve, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Bota

22/08/2017 11:54

Sipas njoftimit nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), pas tërmetin 4,0 ballë të ndodhur në ishull rreth 5 km në thellësi të tokës, vazhdojnë ende punimet e kërkim-shpëtimit.

Ndërsa njoftohet se përgjatë punimeve të kryera gjatë natës është shpëtuar një bebe 7 muajshe e cila ndodhej nën rrënoja bashkë me familjen e saj, dhe se gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit pavarësisht se kanë kaluar 12 orë nga tërmeti vazhdojnë punimet për shpëtimin e 2 fëmijëve të cilët ndodhen ende nën rrënoja.

Ekspertët në vend shkakun që tërmeti 4.0 ballë ka qenë shkatërrues, duke shkaktuar dëme në jetë dhe prona e kanë lidhur me dy arsye. Ekspertët kanë tërhequr vëmendjen se arsyeja e parë është se tronditja ka ndodhur vetëm 5 km në thellësi të tokës, dhe arsyeja tjetër ndërtimi i shtëpive në ishull me materiale jo-cilësore.

Për shkak të shqetësimit që tërmeti shkaktoi theksohet se afërsisht një mijë turistë mbrëmë natën janë evakuuar nga ishulli me anije.