Tërmeti i tmerrshëm në Turqi, vjen thirrja e ambasadës shqiptare në Ankara
Një tërmet i magnitudës 6.6 të shkallës rihter goditi mesditën e sotme ishullin grek të Somas në afërsi të Izmirit.

Bota
Sakaq ka ardhur edhe reagimi i parë nga Ambasada shqiptare në Ankara të Turqisë, të cilët i kanë bërë thirrje bashkatdhetarëve që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti të qëndrojnë në një zonë të sigurt.
Gjithashtu ata kanë vendosur edhe një numër emergjence në dispozicion.
“Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë perëndimore, pranë zonës së Izmirit. Ambasada shqiptare në Ankara i bën thirrje shtetasve shqiptarë të gjendur në zonë të transferohen në një zonë të sigurt dhe ka vendosur në dispozicion numrin e telefonit +90 549 561 1985 për çdo rast emergjence“, shkruhet në njoftimin e ambasadës.
Deri më tani shumë ndërtesa janë rrënuar nga lëkundjet e forta, teksa uji i detit ka vërshuar duke marrë përpara çdo gjë. Deri më tani raportohen 4 viktima dhe dhjetëra të lënduar.