Tërmeti i fuqishëm në Izmir, konfirmohet edhe viktima e dytë nga Kosova
Edhe një person me origjinë nga Kosova ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra pas rrëzimit të ndërtesës si rrjedhojë e tërmetit në Izmir.

Lajme
Kjo është konfirmuar nga ambasada e Kosovës në Turqi me anë të një postimi në Twitter, shkruan lajmi.net.
“Nga komunikimet e vazhdueshme, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është informuar se dy persona me origjinë nga Kosova nga familja Doğrayan në Izmir kanë ndërruar jetë si pasojë e termetit. Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të RKS”, thuhet në komunikatë.
Nuk dihet nëse personi i dytë që ndërroi jetë në këtë tragjedi është djali i 62 vjeçares, që u konfirmua më herët si viktimë e parë. /Lajmi.net/
Nga komunikimet e vazhdueshme, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është informuar se dy persona me origjinë nga Kosova nga familja Doğrayan në Izmir kanë ndërruar jetë si pasojë e termetit. Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të RKS. pic.twitter.com/bVFxkkrDqT
— Kosovo Embassy Ankara (@KosovoInAnkara) October 31, 2020