Tërmetet në trevat tona

Në princip fatkeqësitë natyrore janë të pa parashikueshme e posaçërisht tërmetet të cilët shkaktojnë dëme të mëdha materiale,psikike e varësisht nga fuqia shkatërrimtare e tij edhe viktima në njerëz. Duhet respektuar hulumtimet shkencore të viteve të fundit për zbulimin e metodave për paralajmërimin e tyre, që së paku do të mundësonte shpëtimin e jetës së njerëzve. Obligim parësor i shtetit është të merr masa preventive që i disponon njerëzimi, për të parandaluar sa ma shumë pasojat katastrofale që munden ti shkaktojnë tërmetet.

Lajme

10/12/2019 11:20

Sa herë që ndodhë ndonjë fatkeqëi natyrore dikund në botë shqesohem shumë dhe gjthnjë më shkon mendja se si është ndërtuar në Kosovën e pas luftës në shekullin e ri,deshmitar okullar i të cilës isha. Njejtë ishte edhe me rastin e tërmetit të fundit në Shqipëri gjegjësisht në territorin e Durrësit e rrethinës,pasojat e të cilit ishin të ndërlidhura me emocione dhe dhimbsuri pasi ndodhi në trevat shiptare,pak killometra nga Kosova e cila poashtu është zonë potenciale e tërmeteve.

Nuk e paskam ditur se sa shumë ekspert të mençur dhe të ,aftë’ paska pasur Kosova të cilët këto ditë po defilojnë nëpër studiot e ndryshme televizive,portale dhe gazeta, të cilat pa i respektuar kriteret profesionale dhe morale, po i ftojnë nëpër debate shterpe dhe ofenduese për opinionin,për të trajtuar problematikën e fatkeqësive natyrore si është duke ndodhur këtyre ditëve pas tërmetit katastrofat në Shqipëri.

Pos tjerëve dëgjuam qëndrimet edhe të atyre ‘ekspertëve’ të cilët kanë ushtruar funksione publike, e kanë pasur obligim ligjor të detyrojnë pjesëmarrësit në procesin e ndërtimit dhe urbanizimit të punojnë sipas normave dhe standardeve teknike dhe ligjeve të asaj kohe, por nuk vepruan. Përkundrazi bashkëpunuan me ata,kontribuan në krijimin kësaj situate urbane që e kemi në Kosovë. U ankuan se ende nuk kemi inxhinier të licencuar,e harruan të tregojnë se mu disa nga ata arkitekt të Kosovës në shtatorin e vitit 2013 organizuan demonstrata për të ‘detyruar’ Ministrin Dardan Gashi të bllokonte procesin e licencimit, të përgatitur pas një pune dy vjeçare me MMPH-në dhe Asociacionin legjitim të Arkitektëve të Kosovës. Qëllimi i licencimit ndër të tjera ishte pikërisht për të evituar situatat e tilla që ndodhën në Shqipëri, ku përveç traumave kolektive me pasoja afatgjate, dëmeve të mëdha materiale kemi humbje jetësh të njerëzve që nuk kompensohen me asgjë.

Në Shqipëri për herë të parë isha për një fundjavë-vikend, mu në zonën e bregdetit të Durrësit para 8 vite . Kureshtja personale dhe profesional më detyroi që me sy tjetër,ashtu sipërfaqësisht të analizoi të gjitha ato hapësira të cilat ishin ndërtuar në periodën e tranzicionit. Me atë çka kisha pa isha shqetësuar pa masë dhe nuk e kisha të qartë se si shteti me të gjitha mekanizmat që i posedon kishte lejuar të ndodhë një gjë e tillë,aq ma parë kur Shqipëria evidentohet si vend me rrezikshmëri të lartë sizmike, kurse Durrësi para IX shekujve ishte zhdukur nga faqja e dheut, si pasojë e një tërmeti shkatërrimtar, të cilët me intensitete ma të vogla janë aktive edhe në ditët e sodit.

Nga aspekti hapësinor dhe urbanistik as që vlen me diskutuar pasi organizimi i atyre përmbajtjeve dhe elementeve urbanë ishte vetëm një grumbull objektesh të ndërtuara, pa i respektuar as normat dhe standardet elementare të urbanistikës, që i kërkon jeta normale në vendbanime apo vendpushime. Në aspektin funksional dhe konstruktiv kishte aso anomali të pa shpjegueshme që duhet regjistruar si shembuj të

këqij se si nuk duhet ndërtuar,është mjeshtri me imagjinatë destruktive se si është projektuar dhe ndërtuar këto vite në Shqipëri,këtë e tregoi edhe tërmeti 6.4 shkallë të Rihterit i datës 26 nëntor në Durrës dhe vendbanimet tjera.

A thua e kanë ditur këta se këto kthina do ti frekuentojnë njerëzit jeta e të cilëve rrezikohet,e për dëmtimet përcjellëse materiale dhe të tjera as që ia vlen me menduar. Nga analizat preliminare dëmet ma të mëdha materiale dhe në njerëz janë pasojë faktorit njeri e jo e dridhjes së tokës sado e madhe që ishte ajo.

Interesante ishte kureshtja e qytetarëve këtyre ditëve se cila zonë e Prishtinës është ma e rrezikuar nga tërmetet eventuale në të ardhmen. Të gjitha ndërtimet e pas luftës nuk iu janë nënshtruar kritereve të obligueshme në procesin e ndërtimit,si të tilla janë të pa sigurta e posaçërisht mbindërtimet dhe adaptimet e përdheseve të objekteve banesore.

Si rast me rrezikshmëri ma të lartë është potencua lagjja “Arbërila 3” ish Dragodani. Sot ka mundësi teknike për të ndërtuar në terrene të ndryshme, por duhet ndërmarrë masa paraprake, pasi kushtet ndërtimor i kanë specifikat e veta që jemi të obliguar me i respektuar,në rastin konkret nuk është vepruar ashtu. Është punuar PRrU në vitin 2005, që nga faza e përgatitore për projektimin e asaj zone ka gabime fillestare që nuk është dashur lejuar K.K. i Prishtinës. Është punuar duke u bazuar në atë “Strategjin….” që e kishte aprovuar Asambleja e atëhershme komunale,në mënyrë të kundërligjshme në vitin 2004,për të cilën kamë shkruar atëherë.

Para luftës ajo zonë nuk ishte urbanizuar pasi terreni sipas përgjegjëseve të kohës ishte i pa qëndrueshëm,ishte lejuar vetëm ndërtimi i shtëpive individuale P+2 në anën perëndimore, të cilat sot po kanë probleme me rrëshqitjen e dheut në disa raste.

Para fazës së projektimit urban nuk është prezantuar hulumtimi gjeologjik,gjeo mekanik,gjeoteknike,sizmik etj. i terenit ,dhe preferencat se cilat masa duhet ndërmarrë që tereni të aftësohet për ndërtime. Nuk e kam të qartë se si pa këto të dhëna janë caktuar elementet urbane si gabariti dhe etazhiteti i objekteve,edhe ma keq ato në fazën e dhënies së lejeve ndërtimore janë shtuar-rritur për disa kate nga Komuna pa kurrfarë analizash profesionale.

Kur filloi rrëshqitja e dheut, nga paniku,pushtetarët angazhuan një institucion ndërkombëtar i cili i dha rekomandimet se si duhet sanuar terrenin dhe objektet e ndërtuara deri me tani, si dhe dhënien lejeve tjera me kushte të reja urbanistike.

Nuk jam në dijeni cilat masa i ka marrë Komuna, por nëse nuk veprohet urgjent në sanimin e gjendjes ekzistuese të terrenit, si dhe të njësive të ndërtuara,situata do të përkeqësohet edhe ma shumë. Frika do të jetë prezente tërë kohën për banorët e kësaj lagjeje,si rezultat i sjelljes së pushtetit lokal dhe ati qendror që lejon veprime të tilla të rrezikshme për jetën dhe sigurinë e banorëve të saj.

Domosdoshmëria e elaboratit sizmik në projekte,para dhënies së lejes së ndërtimi,nuk është luks por nevojë elementare,pasi behët fjalë për SIGURIN e objekteve dhe zonave të caktuara të vendbanimeve tona.

Të gjitha apelet e mija deri sa isha i punësuar në MMPH (Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor),nga viti 2002,në Departamentin e Planifikimit Hapësinor si Udhëheqës i Divizionit të Hulumtimeve e deri me sot,për të punuar dhe respektuar ligjet e shtetit të Kosovës,në fushën e ndërtimit ishin të kota,pa efekte pozitive pasi nga ana e faktorit politik të asaj kohe e edhe sot,nuk kishte interesim e besa as dijeni për pasojat tragjike të lejimit të këtyre ndërtimeve, të cilat do ti ngufasin gjeneratat e tanishme dhe

të ardhshme në Kosovë. Për fatkeqësinë tonë këto mënyra të ndërtimit janë duke u lejuar tërë kohën nga organet ekzekutive shtetërore të dy niveleve në Kosovë.

Në Kosovë pos panikut dhe frikës së madhe të shprehur nga ana e banorëve,gati në të gjitha vendbanimet e Kosovës,asgjë tjetër shqetësuese nuk u regjistrua. Është një problematik të cilin të gjithë ata që kanë ndërtuar pas vitit 1999,në ndërdije e kanë tërë kohën,pasi këto ndërtime me leje e pa leje,në njëzet vjetshin e fundit janë bërë pa kontroll apo mbikëqyrje shtetërore. Tepër shqetësuese posaçërisht është pas këtyre rasteve të fundi të tërmeteve që munden me pas pasoja katastrofave,duke e ditur se si është ndërtuar këto vite në tërë Kosovën. Uroi që pas tërmetit të Durrësit ma në fund do të ndërmerret diçka konkrete në ketë drejtim, e mos të harrojmë si zakonisht thua se asgjë nuk ka ndodhur.

Të gjithë ne dimë të ankohemi kur ngjajnë tërmetet,rrënimet dhe vërshime të ndryshme sa herë që bijën shi apo fryn ndonjë erë ma e fortë. Këso rastesh kemi pa numër pasi nuk është duke u punuar ashtu si e kërkojnë rregullat teknike. Urojmë të mos të kemi ndonjë dridhje ma të madhe toke,termet, se atëherë do të “vetëdijesohemi” se si kemi vepruar në vitet e pas luftës. /Lajmi.net/

Prishtinë arch. Ylber Vokshi-Ylli. Autori është ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK)