Të Infektuar: 71.344

Të Shëruar: 61.014

Të Vdekur: 1.627

Tërmet në Shqipëri

9:20 | 12 Janar 2021

Lëkundje tërmeti me magnitudë 4.0 të shkallës Rihter kanë goditur Shqipërinë mëngjesin e sotëm.

Epiqendra ishte në Detin Adriatik, rreth 2 km larg Himarës dhe 118 km larg Elbasanit.

Lëkundjet u ndjenë rreth orës 08:26 në të gjithë rajonin jugor, ndërsa thellësia ishte 2 km, njoftoi EMSC. Në Gjirokastër, tërmeti u ndje për pak sekonda, por pati fuqi të lartë, shkruan Top Channel.

Sipas informacioneve të deritanishme, tërmeti nuk ka shkaktuar pasoja të rënda.