Tërmet në pjesën e entitetit serb në Bosnjë

Shërbimi sizmik i Republikës së Kroacisë regjistroi sot në orën 18 e 16 minuta një dridhje goxha të fuqishme me magnitudë prej 4.0 ballësh të Richterit.

Lajme

28/04/2015 22:46

Epiqendra e këtij tërmeti ishte mbi 70 kilometra në jug të qytetit Sllavonski Brod të Kroacisë, në territorin e Bosnjës e Hercegovinës, në afërsi të vendit Maslovare afër qytetit Kotor Varosh. Epiqendra ishte në thellësi prej 7.3 kilometrash.

Një dridhje e tillë mund ta shkaktojë dëmtime në objekte të vjetra dhe të ndërtuara jashtë standardeve, dhe shumica e njerëzve e ndiejnë.