Tërmet në Moskë, “Putini nuk është mirë, s’dimë çka ka”

Presidenti rus, Vlladimir Putin e ka shtyrë vizitën në Kazakistan, tha të mërkurën zëdhënësi i presidentit kazak, kurse një burim në qeverinë e Kazakistanit tha se Putin nuk ndjehet mirë.

Bota

11/03/2015 18:22

Takimi në kryeqytetin kazak, Astana, është shtyrë, deklaroi sot Dauren Abajev, këshilltar dhe zëdhënës i presidentit të Kazakistanit, Nursultan Nazarbajev, transmeton lajmi.net.

Abajev nuk foli për arsyen e shtyrjes së takimit që është planifikuar për këtë javë ndërmjet liderëve të këtyre dy vendeve aleate.

Një burim në qeverinë kazake gjatë ditës së sotme tha se vizita e Putinit është shtyrë për arsye të mundësisë së sëmundjes: “Duket se ai (Putin) është sëmurë, nuk dimë çka ka”, tha ai.

Mirëpo, Kremlini (rezidenca e presidentit rus) ka deklaruar se shtyrja e vizitës së Vlladimir Putinit në Kazakistan nuk është pasojë e sëmundjes.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov ka konfirmuar për agjencinë ruse të lajmeve Interfax shtyrjen e vizitës në Astana, por njëkohësisht ka shtuar: “Presidenti ndihet mirë”. Por, as ky nuk ka sqaruar përse është shtyrë takimi në Kazakistan.