Tërmet në Kukës, dëgjohet në Prizren

Një termet me intensitet të ulët ka dridhur në orët e mbrëmjes veriun e Shqipërisë.

Lajme

08/02/2015 22:46

Sipas Institutit Sizmologjik të Evropës, epiqendra e këtij tërmeti është në rrethin e Kukësit, ndërsa magnituda e tij është 2,3 shkallë të Riterit.

Tërmeti është regjistruar rreth orës 22:00. Ai është dëgjuar edhe në Prizren.

Ndërkohë, mediat në Maqedoni raportojnë për një dridhje të tokës të ketë ndodhur në rrethinën e Tetovës. Atje thuhet se tërmeti ishte me shkallë 4.6 me epiqendër 1 km afër fshatit Strimnicë, të komunës së Zhelinës.