Tërmet i fuqishëm në Meksikë

Një tërmet prej 7.2 shkallë të Rihterit ka goditur sot shtetin e Meksikës. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-ve, epiqendra e këtij tërmeti ka ndodhur në shtetin Guerrero afër Acapulco-s.

Bota

18/04/2014 23:03

Tërmeti që kishte zgjatur rreth 30 sekonda ka shkaktuar panik të madh tek njerëzit dhe sipas raportimeve disa njerëz kanë pësuar lëndime dhe janë shkaktuar dëmtime serioze materiale.

Tërmeti është dëgjuar edhe në disa shtete të tjera në jug dhe në perëndim të shtetit meksikan.

Mexito City kishte një kohë të gjatë që nuk kishte përjetuar një tërmet të madh ishte prej vitit 1985, kur 10 mijë njerëz mbetën të vdekur, pasi që vendi ishte goditur nga një tërmet me magnitudë prej 8.1 shkallë të Rihterit.