Tërmet i fuqishëm në Itali
Shumë njerëz në Toskanë u trembën të hënën nga një tërmet, epiqendra e të cilit ishte 3 km nga provinca e Firences, qyteti i Marradit. Tërmeti goditi në orën 5:10 dhe pati një magnitudë prej 4.8 ballë, tha Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV). Njerëzit në Marradi dolën në rrugë për shkak të frikës…
Bota
Shumë njerëz në Toskanë u trembën të hënën nga një tërmet, epiqendra e të cilit ishte 3 km nga provinca e Firences, qyteti i Marradit. Tërmeti goditi në orën 5:10 dhe pati një magnitudë prej 4.8 ballë, tha Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV).
Njerëzit në Marradi dolën në rrugë për shkak të frikës se ndërtesat mund të shemben. Gjatë kohës së raportimit të lajmit nuk kishte të lënduar apo dëme të mëdha.
Tërmeti u ndje edhe në pjesë të rajonit fqinj të “Emilia-Romagna”, veçanërisht në provincat “Forli-Cesena” dhe “Ravenna”. (ANSA)