Tërmet i fuqishëm godet ishullin iranian

Një tërmet me magnitudë 5,8 shkallësh ka goditur në afërsi të ishullit iranian Qeshm në Gjirin Persik, kanë njoftuar mediet iraniane.

Bota

16/02/2020 16:21

“Deri më tani nuk ka raportime për viktima”, tha për agjencinë Irna, guvernatori i ishullit Qeshm, Alirezza Nasri.

“Ka çarje të mureve të ndërtesave”, shtoi ai, shkruan rel.

Agjencia gjeologjike e Shteteve të Bashkuara, ka regjistruar lëkundjet në këtë ishull në 5,5 shkallë të Rihterit.