Tërmet i fortë godet Japoninë

Nga Enti gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USGS) u bë e ditur se tërmeti është regjistruar sot në mëngjes në bregun verior të ishullit.

Bota

13/07/2019 15:44

Një tërmet me fuqi prej 6,1 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur ishullin Okinawa, në jug të Japonisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Enti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USGS) u bë e ditur se tërmeti është regjistruar sot në mëngjes në bregun verior të ishullit.

Epiqendra është regjistruar në thellësi prej 257 kilometra në det. Nuk ka viktima në njerëz.