Tërhiqet shorti për sezonin e ri në Bundesligë, këto janë ndeshjet e xhiros së parë

Është tërhequr shorti për sezonin 2020/2021 në Bundesligë.

Sport

07/08/2020 12:13

Kampionët në fuqi të Bundesligës, sezonin e ri e nisin me ndeshjen në shtëpi, duke e pritur Schalken, shkruan lajmi.net.

Ndeshjen hapëse në shtëpi do ta zhvillojë edhe Borussia Dortmund, ndaj Borussia Monchengladbach.

Werder Bremen i Milot Rashicës e pret Herthan.

Skuadrat që janë promovuar në Bundesligë, Armenia Bielefeld dhe Stuttgart, takohen me Eintracht Frankfurt dhe Freiburg.

Derbi i parë mes Dortmundit dhe Bayernit do të zhvillohet më 8 nëntor, në kuadër të xhiros së shtatë./Lajmi.net/