Tërhiqet shorti për rrethin e dytë në Kupën e Gjermanisë

Është tërhequr shorti për raundin e dytë për Kupën e Gjermanisë.

Sport

18/08/2019 18:45

Rrethi i dytë i kësaj kupe do të dhurojë përballje jashtëzakonisht interesante.

Të pafat kanë qenë Borussia Dortmund dhe Borussia Monchengladbach, që do të takohen mes vete, dhe njëra prej tyre do të përjetojë një eliminim të hershëm.

Fituesit aktual të kupës, skuadra e Bayern Munich, do të takohet me Bochum, ndërsa Leverkusen me Paderbornin.

Skuadra e Milot Rashicës, Werder Bremen, do të përballet me Heidenheim.

Ndeshjet e këtij raundi do të luhen më 30 tetor./Lajmi.net/