Tërhiqet ftesa për pjesëmarrjen e Thaçit në konferencën e Beogradit

Këshilli Rinor për Arsimim ka revokuar sot ftesën dërguar Hashim Thaçit për pjesëmarrje në konferencën për integrimet evropiane të Ballkanit Perëndimor: Bashkërisht mundemi më mirë, që mbahet më 24 prill në Beograd, njoftoi ky këshill.

Lajme

20/04/2015 19:20

Sipas pohimeve të tyre, revokimin e ftesës e kanë bërë për arsye të presionit dhe kërcënimeve që u janë bërë ditëve të fundit, e të cilat ata i marrin si shumë serioze.

Ata thonë se besojnë që institucionet kompetente serbe do të kryejnë me përgjegjësi punë  e tyre dhe se do të veprojnë sipas aktakuzave penale të bëra.

“Prejse në mediume është publikuar versioni punues i agjendës, kemi përjetuar presione të fuqishme politike dhe kërcënime nga organizata të ndryshme dhe individë, me qëllim që takimi i paralajmëruar të mos ndodhë”, thuhet në komunikatë.

Ky këshill njofton se i ka revokuar ftesat edhe për ministrat e jashtëm të Serbisë, Bosnjës dhe Maqedonisë.