Ter Stegen: Shpresoj që Coutinho të kënaqet tek Bayern

Portieri i Barcelonës, Ter Stegen, ka dërguar një mesazh për Coutinhon e huazuar tek Bayern.

Sport

09/09/2019 18:15

Marc Andre Ter – Stegen vazhdon të jetë ‘fans’ i lojtarit të larguar nga ‘Camp Nou’ gjatë verës, Philippe Coutinho.

Portieri gjerman ka thënë se shpreson që braziliani të jetë i kënaqur tek Bayern dhe të ketë paraqitje të mira.

“Ai nuk është vetëm futbollist fantastik, por edhe një person i mirë” ka thënë Ter Stegen fillimisht për Coutinho, transmeton lajmi.net.

“Nuk ishte e lehtë për të tek Barcelona, kështu që unë shpresoj se ai do të kënaqet me futbollin tek Bayern, dhe shpresojë të ndihet mirë” ka thënë tutje gardiani gjerman.

“Ai është një aset për të gjithë Bundesligën, nuk ka nevojë të flitet për kualitetet e tij” ishin fjalët e Ter Stegen.

Ter Stegen aktualisht është i grumbulluar me kombëtaren e Gjermanisë, për ndeshjet e kualifikueseve drejt Euro 2020. /Lajmi.net/