Të Infektuar: 184

Të Shëruar: 30

Të Vdekur: 5

“Ter Stegen meriton rritje në pagë, por jo të barazohet me Messi”

19:32 | 26 Mars 2020

Legjenda e futbollit brazilian dhe ish anëtari i Barcelonës, Rivaldo, ka dhënë disa komente lidhur me Marc Andre Ter Stegen.

Ter Stegen dhe Barcelona janë në negociata për rinovimin e kontratës, dhe kjo shihet si një nga objektivat kryesor të skuadrës katalane.

Rivaldo beson se portieri meriton rritje në pagë, por, nuk mendon se gjermani duhet barazohet me Messi apo Suarez.

“Barcelona po negocion rinovimin e kontratës me me portierin Ter Stegen, dhe unë pajtohem se ai meriton një rritje në pagë për gjithë atë që ka bërë për klubin në këto vite” ka thënë Rivaldo, transmeton lajmi.net

“Sigurisht, shumë do të varët nga kërkesat e lojtarit derisa nuk besoj se ai nuk duhet të fitojë pagë sa Suarez ose Messi, por duhet të jetë një nga më të paguarit në skuadër” shtoi braziliani.

Ter Stegen ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2022, por Barcelona dëshiron të zgjasë qëndrimin e tij. /Lajmi.net/