Ter Stegen me deklaratë interesante për golin që ia kishte realizuar Florenzi nga gjysma e fushës

“Mbase jam më i vëmendshëm nga goditjet nga distanca…por është pjesë e jetës, pjesë e futbollit".

Sport

10/04/2018 16:51

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen, ka folur për golin e pabesueshëm që ia realizoi Alessandro Florenzi në ndeshjen Roma-Barcelona në Ligën e Kampionëve.

Italiani i kishte shënuar gjermanit nga gjysma e fushës, përcjellë “Lajmi.net”.

“Nuk kam ndryshuar që nga ai gol i pësuar. Ai ishte një gol i rrallë”, deklaroi Ter Stegen.

“Mbase ai gol më bëri më të fortë për shkak të gjërave që u thanë por nuk ka ndryshuar mënyrën time të lojës”.

“Mbase jam më i vëmendshëm nga goditjet nga distanca…por është pjesë e jetës, pjesë e futbollit”.

“Gjëra të tilla të paparashikueshme ndodhi, si goli i Florenzit”, shtoi ai. /Lajmi.net/

YouTube player