Ter Stegen i lumtur te Barcelona, dëshiron vazhdimin e kontratës

Marc Andre Ter Stegen duket se do të vazhdojë aventurën e tij me Barcelonën.

Sport

07/03/2020 12:00

Portieri gjerman synohet të blindohet nga skuadra katalane, me bisedimet për rinovimin e kontratës që pritet të finalizohen para verës.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Ter Stegen është i lumtur dhe dëshiron vazhdimin e aventurës me Barcelonën transmeton lajmi.net.

Agjenti i portierit është takuar me Eric Abidal dhe ka njoftuar francezin për dëshirën e Ter Stegen.

Gjithashtu, gjermani është i lumtur në Kataloni, ku po ndërton një shtëpi të tijën në Castelldefels.

Ter Stegen dëshiron të rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2020, me një rritje në pagë. /Lajmi.net/