Teodosije lutet që “Kosova të mbetet serbe”

Peshkopi serb Teodosije ka thënë se Manastiri i Graçanicës duhet ruajtur që mos të mbetet vetëm një muze, por t’i shërbejë popullit. Ai ka thënë se Kosova duhet të mbesë e Serbisë.

Lajme

01/11/2013 15:52

Peshkopi i Kishës Ortodokse të Prizrenit, Teodosije, ka thënë se Graçanica i obligon ata që të ruajnë këtë vend të shenjtë.

Në takimin e tij më me Zëvendëskryeministrin e Serbisë Aleksandar Vucic, Teodosije ka deklaruar se tempuj si Manastiri i Graçanicës duhet ruajtur ashtu siç e kanë bërë paraardhësit e tyre, në mënyrë që ata të jenë të pandryshueshëm dhe të përjetshëm.

“Ky vend i shenjtë na obligon që të vazhdojmë të bëjmë atë që e kanë bërë edhe paraardhësit e tanë”.

“Të parët e serbëve kanë qenë të mençur për të ndërtuar dhe për të ruajtur atë që është e pandryshueshme dhe e përjetshme, siç është në këtë rast Graçanica”.

“Ne këtu jemi mbledhur që t’i lutemi Zotit dhe t’i shërbejmë popullit tonë. Me këtë ne duhet që të japim kontributin tonë që ta ruajmë Kosovën që të jetë e jona përfshirë edhe këta tempuj të cilët duhet të mbetën të gjallë e jo vetëm monumente dhe muze”.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Vucic ka marrë pjesë në tubimin parazgjedhor të  “Listës Serbe”, duke mos respektuar kushtin e vizitës me karakter fetar.