Tentuan të vjedhin bankën përgjatë protestës, qytetari amerikan ndalon plaçkitjen

Një qytetar ruajti rendin dhe qetësinë në qytetin e Santa Monica në Shtetet e Bashkuara, duke iu kundërvënë me armë një grupi të personave që tentuan të plaçkitnin bankën.

Bota

01/06/2020 17:14

Mediet e huaja po raportojnë për eskalimin dhe ndërrimin e kahjes së protestës për vdekjen e George Floyd. Një vazhdimësi e një trendi të këtillë është vërejtur edhe në Santa Monica, ku një burrë në pronësi të një pistolete ka ndaluar plaçkitjen e një banke nga një grup protestuesish.

Ngjarja është dokumentuar nëpërmjet fotografive të realizuara nga mediumi amerikan Fox 11.

Oficieri i policisë, Derek Chauvin, i cili vendosi gjunjët në fytin e viktimës, u arrestua të premten nën akuzën e vrasjes së shkallës së tretë. /Lajmi.net/