Tentuan të largohen nga IS, vriten nga bashkëluftëtarët

Së paku 9 pjesëtarë të grupit militant Shteti Islamik (IS) raportohet se janë vrarë gjatë luftimeve në pjesën veriperëndimore të Sirisë, pasi një numër i tyre ishte përpjekur të kalojë matanë kufirit të Turqisë.

Bota

09/03/2015 19:20

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, njofton se përleshjet kanë ndodhur më 7 mars, 30 kilometra në jug të kufirit turk.

Në mesin e të vrarëve gjenden pesë vetë që kishin provuar të largoheshin nga IS-i dhe katër vetë, të cilët kishin provuar t’i ndalin ata.

Ndër ata që ishin përpjekur të largoheshin ishin një tunizian dhe nëntë luftëtarë evropianë.

Observatori raportoi se luftimet kishin shpërthyer kur 10 militantët e IS-it kishin ikur nga një burg, që udhëhiqet nga grupi militant Shteti Islamik.