Tentuan që të fshihnin goma të importuara duke i futur brenda njëra-tjetrës, dogana zbulon skemën
Dogana e Kosovës ka zbuluar një përpjekje interesante mashtrimi Një kompani ka tentuar t’i fshihte gati gjysmën e gomave të importuara, duke i futur brenda njëra-tjetrës, me qëllim që të paraqiste një sasi më të vogël. Sasia e fshehur e gomave është 1108 cope. Dogana ka konfiskuar produktet si edhe ka iniciuar procedurat kundërvajtëse ndaj…

Lajme
Dogana e Kosovës ka zbuluar një përpjekje interesante mashtrimi
Një kompani ka tentuar t’i fshihte gati gjysmën e gomave të importuara, duke i futur brenda njëra-tjetrës, me qëllim që të paraqiste një sasi më të vogël.
Sasia e fshehur e gomave është 1108 cope.
Dogana ka konfiskuar produktet si edhe ka iniciuar procedurat kundërvajtëse ndaj kompanisë. Vlera e përafërt është mbi 40.000 mijë euro.
‘’Kontrabanda dhe deklarimi i rremë dëmtojnë tregtinë e ndershme dhe të hyrat shtetërore. Dogana mbetet e përkushtuar në garantimin e transparencës dhe zbatimin e ligjit. Ne do të mbrojmë të hyrat dhe konkurrencën e drejtë dhe tolerancë për shkelësit e ligjit nuk do të ketë’’, thuhet në reagimin e doganës.