Tenton t’i kontrabandojë 94 iPhone 6 duke i ngjitur në trup (Foto)
Një mashkull nga Hong Kongu është kapur në kufirin kinez duke u përpjekur për t’i kontrabanduar 94 modele të iPhone 6, të cilët i kishte ngjitur në trupin e tij.

Bota
Personi, i cili është shtetas i Hong Kong, është vënë re nga zyrtarët kinez në portin portin Futian, kur ai po ecte në mënyrë jo shumë të zakonshme, raporton agjencia e lajmeve Sina, transmeton lajmi.net.
Zyrtarët kontrolluan cantat e të dyshuarit por nuk gjetën asgjë. Kontrabanduesi u zbulua vetëm pasi iu bë një kontroll trupit të tij përmes detektorit metalik.
Te ai u gjetën 94 iPhone 6 të ngjitur në pjesë të ndryshme të trupit.
Edhe pse modeli i fundit i Apple, iPhone 6 është në tregun kinez që nga tetori i vitit të kaluar, kontrabanda vazhdon ende. (lajmi.net)