Tenton të vjedhë banesën, pranga 36-vjeçarit

Policia e Fierit ka vënë në pranga Petrit Molishtarin 36 vjeç, ndërsa është kapur në flagrancë duke vjedhur banesën e një shtetaseje.

Lajme

13/03/2016 10:37

36-vjeçari u kap në lagjen “Apollonia” teksa tentoi të vidhte në banesën e shtetases me iniciale Z.SH, 55 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë” .