Tenton të “vjedh” kamionin e ushtrisë ruse (Foto/Video)
Një grua që vizitoi panairin e Ushtrisë ruse është arrestuar pasi tentoi të nxirrte jashtë njërën nga kamionët e ushtrisë.
Fun
Stafi nuk e kishte vënë re që çelësat ishin ende në kamionë, ndërsa gruaja mendoi të bënte një xhiro.
Megjithatë, ajo nuk shkoi shumë larg, pasi u përplas me hyrjen e gjitha në xhama, duke bërë që të shkaktojë dëme materiale.
Pas përplasjes, gruaja tha se kishte parë çelësat por nuk e mendoi se ato ishin të vërtet. Ajo deklaroi se kur kamioni u ndez e kapi paniku dhe nuk e dinte se çfarë të bënte.
Zëdhënësja e panairit tha se ngjarja është duke u hetuar për të kuptuar nëse ka ndonjë arsye të veçantë pas gjithë kësaj ngjarje./TopChannel