Tenton të vetë-abortojë, akuzohet për vrasje në tentativë

Flitet për një grua në Tennessee e cila kishte tentuar të kryej vetë abortin me një hallkë duke e lidhur fort në bark.

Bota

01/03/2016 02:47

Avokati i saj thotë se edhe përkundër akuzave se ajo deshi të kryente abortin me një hallkë palltoje, gruaja nuk do të përballet me akuzën, raporton lajmi.net

Mbrojtësi publik, Gerald Melton i tha një gjykatësi të hënën se prokurori është duke e sjellë një padi të re për Anna Yocca.

Akuza e rradhës do të jetë e rënduar si sulm.

Sipas raportit të departamentit të policisë, ajo shtatorin e kaluar kishte tentuar të vetë-abortojë në një vaskë të mbushur me ujë.

Pasi kishte parë gjakderdhje, i dashuri i saj e dërgoi në spital ku qëndroi për 24 javë dhe lindi një fëmijë 1.5kg.

Mjekët thanë se fëmija do të ketë nevojë për mbështetjen dhe kujdesin mjekësor për pjesën tjetër të jetës./lajmi.net