Tentoi të vidhte në një xhami, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Njësite të policisë së Kosovës sot kanë arrestuar një person mbi dyshimet se i njëjti është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë në tentativë me datën 9 gusht, në një xhami në Prishtinë. I dyshuari me inicialet E.S, 52 vjeçar është dërguar në mbajtje për 48 orë. Policia e Kosovës bën të ditur…

Lajme

20/08/2024 12:24

Njësite të policisë së Kosovës sot kanë arrestuar një person mbi dyshimet se i njëjti është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë në tentativë me datën 9 gusht, në një xhami në Prishtinë.

I dyshuari me inicialet E.S, 52 vjeçar është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia e Kosovës bën të ditur se ndaj të njëjtit kanë filluar procedurat e nevojshme në koordinim me Prokurorinë Themelore.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në tentativë

Sot  nga zyrtarët policor të stacionit Qendra në Prishtinë,  është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë të mbetur ne tentativë.

Personi i dyshuar:
E.S, mashkull 52 vjeç, është dërguar në qendër të majtjes për 48 orë.

Ndaj tij kanë filluar procedurat nevojshme policore në koordinim me Prokurorinë themelore, lidhur me rastin që ka ndodhë me 9 gusht 2024, në një xhami në Prishtinë./Lajmi.net