Tentoi të kalojë autostradën, aksidentohet për vdekje 45 vjeçarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një 45 vjeçareje ka ndodhur sot në Golem të Kavajës.

Lajme

16/07/2019 10:18

Shtetasja B.Sh. së bashku me tre persona të tjerë kanë tentuar të kalojnë autostradën në këmbë kur ajo është aksidentuar nga një makinë.

Ata vinin nga Berati dhe pasi kanë zbritur nga autobusi kanë kërkuar të shkojnë në drejtim të plazhit, shkruan Top Channel.

Përplasja ka rezultuar fatale për 45 vjeçaren. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për ngjarjen.