Tentoi të ikën në Serbi, kapet 35-vjeçari në Bërnjak
Policia e Kosovës ka arrestuar sot 35-vjeçarin me inicialet I.A., i cili kishte tentuar të largohej drejt Serbisë pasi kishte sulmuar me shishe qelqi një person tjetër në një lokal në Zubin Potok. Pas sulmit, i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur, por njësitë policore kanë arritur ta arrestojnë derisa po tentonte të kalonte…

Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar sot 35-vjeçarin me inicialet I.A., i cili kishte tentuar të largohej drejt Serbisë pasi kishte sulmuar me shishe qelqi një person tjetër në një lokal në Zubin Potok.
Pas sulmit, i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur, por njësitë policore kanë arritur ta arrestojnë derisa po tentonte të kalonte kufirin e Kosovës përmes pikës kufitare në Bërnjak.
I dyshuari i cili ishte nën ndikim të alkoolit në masën 0.69‰ është ndaluar në stacionin policor, ku është intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.
Po sot, zyrtarët policorë të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë Veri, kanë arrestuar edhe një 19-vjeçar për veprën penale lëndim i rëndë trupor në Leposaviq.
Ky rast është raportuar më datën 21.03.2025, rreth orës 23:40 ku Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Leposaviq ka njoftuar policinë se një person me lëndime është pranuar për trajtim mjekësor.
Pas marrjes së trajtimit mjekësore, viktima ka deklaruar se ishte sulmuar me grushte në fytyrë nga një person i dyshuar derisa ishte duke qëndruar në një lokal nate. I dyshuari F.M. pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.