Tentoi ta shuaj vet zjarrin, e pëson keq një person në Ferizaj

Një person ka marrë plagë, pasi që ka tentuar të shuaj zjarrin në shtëpinë e vëllait të tij.

Lajme

14/01/2019 09:34

Në Ferizaj, një person është dërguar për tretman mjekësor, pasi që siç bëhet e ditur nga Policia, i njëjti kishte tentuar ta shuaj zjarrin në shtëpinë e vëllait të tij, shkruan lajmi.net.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe kanë shuar zjarrin.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë në lidhje me zjarrin dhe gjendjen e këtij personi. /Lajmi.net/