Tentim vrasje në Prizren, arrestohet i dyshuari

Ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren. Një person është lënduar, teksa rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë” nga Policia e Kosovës, transmeton lajmi.net. Policia e Kosovës përmes Facebook njoftoi se pas marrjes së informacionit dhe daljes në vendngjarje ka takuar një person të lënduar teksa është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor.…

Lajme

24/03/2025 10:20

Ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren.

Një person është lënduar, teksa rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë” nga Policia e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Policia e Kosovës përmes Facebook njoftoi se pas marrjes së informacionit dhe daljes në vendngjarje ka takuar një person të lënduar teksa është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor.

Një nga dyshuarit për këtë rast është kapur dhe është dërguar në mbatje për 48 orë.

 

Ja postimi i plotë:

Prizren, 24 mars 2025

Me datën 24.03.2025 Policia e Kosovës ne Prizren ka pranuar informacion për një rast përleshje në mes të disa personave. Patrulla policore me urgjencë i janë përgjigjur rastit duke dalë në vendin e ngjarjes ku është takuar një person i lënduar i cili është dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor. Personat e dyshuar kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes ku më pas njëri nga ta është arritur që të lokalizohet dhe arrestohet të cilit me vendim të prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa personi tjetër i dyshuar i njohur për policinë është vënë në kërkim policor.Në vendi e ngjarjes si provë materiale është konfiskuar një automjet. Rrethanat se si ka ndodhur rast në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke u hetuar nga ana e njësiteve relevante të cilat kanë në vendin e ngjarjes, rasti i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar ‘’Vrasje në tentativë’’.