Tentim vrasje në Prishtinë

Policia ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën si dhe ka shtënë me armë zjarri.

Lajme

17/10/2019 11:06

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar dy gëzhoja të fishekëve

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte, përcjell lajmi.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar i cili përveç sulmit ka shtënë edhe me një armë zjarri, nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar dy gëzhoja të fishekëve. Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me nëntë fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në rast. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte”. /Lajmi.net/