Tentim-grabitje në “Western Union” në Prishtinë

Një tentim-grabitje u raportua të ketë ndodhur pak më parë në qendër të Prishtinës. Cak i kësaj tentim-grabitje ishte selia e institucionit mikro-financiar “Western-Union” që gjendet prapa teatrit në kryeqytet. Siç mëson lajmi.net persona të dyshimtë janë drejtuar kësaj selie, por që për fat të mirë nuk kanë arritur të grabisin e as të kryejnë…

Lajme

18/02/2025 11:16

Një tentim-grabitje u raportua të ketë ndodhur pak më parë në qendër të Prishtinës.

Cak i kësaj tentim-grabitje ishte selia e institucionit mikro-financiar “Western-Union” që gjendet prapa teatrit në kryeqytet.

Siç mëson lajmi.net persona të dyshimtë janë drejtuar kësaj selie, por që për fat të mirë nuk kanë arritur të grabisin e as të kryejnë ndonjë vepër tjetër më të rëndë penale.

Në lidhje me rastin nuk janë dhënë ende detaje shtesë./Lajmi.net/