Tensioni në Kuvend një devijim nga tradita politike kosovare (Foto)

Situata e përshkallëzuar në Kuvend dhe agresiviteti i veprimeve të fundit të opozitës kanë sjellë një klimë të tensionuar politike në vend duke lënë përshtypje se ndarja mes pakicës parlamentare dhe mazhorancës është e pariparueshme.

Lajme

23/10/2015 21:07

Mirëpo jo shumë kohë më larg figurat politike që sot dalin me deklarata të ashpra kundër njëri tjetrit kanë qenë shpesh bashkë sidomos kur bëhet fjalë për sfida të mëdha për shtetin e Kosovës, raporton lajmi.net.

Situata aktuale shihet si një përjashtim nga tradita e Kosovës e cila është karakterizuar nga bashkëpunimi ndër-partiak për të sigurimit të pavarësisë dhe konsolidimit të shtetit.

2

Prandaj ka shumë analistë dhe specialistë të të cilët besojnë se kjo është një fazë kalimtare e natyrshme për shumë vende që kanë kaluar tranzicion postkomunist pas diktaturës dhe nuk kanë përvojë të pasur në demokraci dhe se  fryma e dialogut dhe bashkëpunimit do të rikthehet sërish së shpejti. /lajmi.net

3

4

5