Tensionet Ukrainë – Rusi, UEFA konsideron të ndryshojë stadiumin e finales së Ligës të Kampionëve
Tensionet e mëdha vazhdojnë mes Ukrainës dhe Rusisë, me dy shtetet që momentalisht nuk mendojnë për t'u tërhequr.

Sport
Ky tension i madh mes dy shteteve ka ndikuar edhe në sport, me finalen e Ligës së Kampionëve që mund të ndryshojë destinacion, transmeton lajmi.net.
Finalja e Ligës së Kampionëve që do zhvillohet me 28 maj, është paraparë të zhvillohet në “Saint Petersburg”, por shkaku i tensioneve mes dy shteteve kjo gjë do ndryshojë.
Mediumi francez, RMC Sport, raporton se UEFA nuk dëshiron të përfshihet në këtë konflikt mes shteteve, prandaj do e ndryshojë destinacionin ku do zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve.
Raporti shton se “Wembley” është duke u konsideruar si destinacioni më i duhur që të zhvillohet kjo finale, por nuk është ende asgjë zyrtare./Lajmi.net/
🚨 UEFA could be set to relocate the Champions League final scheduled to take place in Saint-Petersburg on May 28 following the Ukraine-Russia conflict.
Wembley is a likely destination.
(Source: RMC Sport) pic.twitter.com/HNymXfDOZ1
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) February 22, 2022