Tensionet politike nuk do të barten në shoqëri

Njohësi i rrethanave politike në vend dhe atyre të sigurisë, Arben Qirezi ka vlerësuar se polarizimi në Kosovë ekziston vetëm në nivelin politik e jo në atë shoqëror.

Lajme

28/01/2016 07:40

Ai ka mohuar mundësinë që tensionet aktuale politike të barten në shoqëri, shkruan “Epoka e re”.

Sipas Qirezit, alternativa më e mirë në këto rrethana do të ishte nisja e një dialogu ndërmjet subjekteve politike për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.