Tensionet në veri të Kosovës, Rumania synon t’ua ndalojë udhëtimin tifozëve për në Prishtinë

Federata Rumune e Futbollit po shqyrton ndalimin e udhëtimit të tifozëve rumunë në ndeshjen kualifikuese kundër Kombëtares së Kosovës në Prishtinë, për shkak të tensioneve të fundit në veri të Kosovës, raporton agerpres.ro, transmeton lajmi.net. Kosova dhe Rumania do të përballen më 16 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të kualifikimeve për…

Sport

31/05/2023 12:16

Federata Rumune e Futbollit po shqyrton ndalimin e udhëtimit të tifozëve rumunë në ndeshjen kualifikuese kundër Kombëtares së Kosovës në Prishtinë, për shkak të tensioneve të fundit në veri të Kosovës, raporton agerpres.ro, transmeton lajmi.net.

Kosova dhe Rumania do të përballen më 16 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.

Presidenti i FRF-së, Razvan Burleanu, ka deklaruar të martën në një konferencë për media se është i shqetësuar për situatën në veri të shtetit të Kosovës dhe për këtë arsye ekziston mundësia që kombëtarja rumune të mos jetë mbështetur nga tifozët nga tribuna.

“Mbi të gjitha do të vendosim sigurinë dhe vetëm sigurinë e tifozëve rumunë. Në ditët në vijim do të kthehemi me më shumë informacion për këtë temë”, tha ai.

Sot kemi hyrë në ditën e katërt të tensioneve në komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe.

Huliganët dhe nacionalistët serbë kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it me gjësende, përfshirë edhe armë zjarri./Lajmi.net/