Tensionet në rritje, rajoni gjeorgjian, referendum për t’iu bashkuar Rusisë

Bota

14/05/2022 19:51

80 ditë luftime mes Ukrainës dhe Rusisë dhe ende ekziston frika se konflikti mund të përhapet në shtete të tjera, në rajon dhe në Evropë.

Një tjetër zhvillim i fundit vjen kësaj here nga Gjeorgjia, i cili me shumë gjasa shton mundësitë për rritje të tensioneve në rajon.

Osetia e Jugut, një rajon separatist në Gjeorgji, i mbështetur nga Rusia, ka vendosur të mbajë një referendum në muajin korrik, për t’iu bashkuar kësaj të fundit.

Lajmi u dha nga lideri Anatoly Bibilov, i cili informoi që data e caktuar për mbajtjen e referendumit është 17 korriku. /a2cnn