Tension te Teatri Kombëtar në Tiranë, artistët përplasen me policinë

Sërish tension përpara Teatrit Kombëtar në Tiranë. 

Lajme

24/07/2019 10:32

Kësaj herë artistë dhe qytetarë më të shumtë në numër po konfrontohen fizikisht me policinë.

Në mbështetje të artistëve kanë shkuar edhe deputetë të Partisë Demokratike, raporton “Balkanweb”.

Një person, në mesin e protestuesve është lënduar në fytyrë. Ai është parë i gjakosur në protestë, teksa konfrontohej me policinë.

Forcat e policisë nuk lejojnë artistët të hyjnë brenda Teatrit, ndërsa këta te fundit pretendojnë se brenda tij janë lejuar persona të pautorizuar, që mund t’i vënë edhe flakën.