Tenistët kosovarë në gara ndërkombëtare

Federata e Tenisit të Kosovës (FTK) ka marrë një lajm të mira nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF) që ka vendosur t’i lejojë tenistët kosovarë të marrin pjesë në gara ndërkombëtare, në të gjitha nivelet. “Ju informojmë se duke filluar nga kjo datë lojtarët nga Kosova mund të regjistrohen për IPIN numër dhe të marrin…

Sport

17/10/2013 11:39

Federata e Tenisit të Kosovës (FTK) ka marrë një lajm të mira nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF) që ka vendosur t’i lejojë tenistët kosovarë të marrin pjesë në gara ndërkombëtare, në të gjitha nivelet.

“Ju informojmë se duke filluar nga kjo datë lojtarët nga Kosova mund të regjistrohen për IPIN numër dhe të marrin pjesë në të gjitha turnetë ndërkombëtare të organizuara nga Federata ndërkombëtare e tenisit dhe Federata regjionale me flamurin e ri të ITF-së. Aplikimi duhet të bëhet me flamurin e ITF-së dhe në formë të shkruar”, thuhet në vendimin dhe informatën e dërguar për FTK-në nga ITF-ja.

Tenisi ka qenë njëri nga sportet e izoluara në Kosovë, por jo më.