Tender 210 mijë euro | Ministria e Xhelal Sveçlës “flladitë” institucionet me klima dhe perde

Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur një tender në vlerë 210 mijë euro për furnizimin me klima, perde dhe pajisje elektronike për ndërtesat qeveritare. Ndonëse ditët e verës veçse kanë kaluar, institucionet qeveritare tash do të pajisjen me klima dhe perde. “Flladin” nëpër zyrat e shtetet ka vendosur ta dërgojë Ministria e Punëve të…

Lajme

16/09/2024 22:09

Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur një tender në vlerë 210 mijë euro për furnizimin me klima, perde dhe pajisje elektronike për ndërtesat qeveritare.

Ndonëse ditët e verës veçse kanë kaluar, institucionet qeveritare tash do të pajisjen me klima dhe perde.

“Flladin” nëpër zyrat e shtetet ka vendosur ta dërgojë Ministria e Punëve të Brendshme, që drejtohet nga Xhelal Sveçla.

Ky institucion për blerjen e tyre ka shpallur tender në vlerë 210 mijë euro.

‘‘Furnizimi me AC klima, perde dhe pjesë për pajisje elektronike për ndërtesat qeveritare dhe pallat të drejtësisë. Vlera e parashikuar e kontratës: 210,000.00 euro. Afati i fundit për pranim të tenderëve – aplikacioneve: data 04.10.2024”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Ministria ka treguar se me këto para do të blihen disa lloje të klimave, 70 një lloje, 60 një lloje dhe 20 një lloj tjetër.

“Kapaciteti 9000 BTU 20 copë; Kapaciteti 12000 BTU 70 copë; Kapaciteti 18000 BTU 60 copë; Kapaciteti 24000 BTU 10 copë; si dhe pjesë tjera sipas specifikave teknike”.

Ministria e Sveçlës ka kërkuar që kjo blerje të bëhet në mënyrë të përshpejtuara, pasi siç thuhet ka nevojë të madhe që klimat të vendosen sa më shpejtë.

“Për shkak të nevojave të mëdha dhe kërkesave të vazhdueshme të institucioneve për pajisje me Klima të cilat në disa objektet shërbejnë edhe për ngrohje kërkoj që kjo procedurë në harmoni me LPP-në kjo procedurë të lejohet me afate të përshpejtuara kohore”.

Disa nga specifikat e klimave që do të blihen dhe që janë ndarë në kategori janë këto:

A1    Furnizimi montimi i klimave (kondicionerë) për ngrohje dhe ftohje

Specifikat e kondicionerit:

Kapaciteti: 9000 BTU

Type: heating pump

Control type: remote controller

Declared cooling capacity:

Declared heating capacity:

Pdesignc       2600

EER declared            6.1

Energy  Class             A++

EER declared              3.15

COP declared             3.4

30     cope  20

A2    Furnizimi montimi  i klimave (kondicionerë) për ngrohje dhe ftohje

Specifikat e kondicionerit:

Kapaciteti: 12000 BTU

Type: heating pump

Control type: remote controller

Declared cooling capacity:

Declared heating capacity

Pdesignc       3400

SEER declared            6.1

Energy  Class             A++

EER declared              3.01

COP declared             3.4

Pdesignh Average    2100

SCOP Average declared   4

SCOP Warmer declared    5.1

Energy  Class (Warmer)    A+++

30     cope  70

A3    Furnizimi montimi i klimave (kondicionerë) për ngrohje dhe ftohje

30     cope  60

A4    Furnizimi montimi i klimave (kondicionerë) për ngrohje dhe ftohje

30     cope  10

 

Po ashtu edhe për perde është bërë ndarja e tillë.

B-1   Furnizimi montimi i perdes e ajrit elektrike me montim horizonal – vertikal

Lartesia e montimit gjer 4.0m

Fyrerja vertikale nga njesia ne dysheme

Niveli i zhurmes (60) dB

Teknologjia EC e motorit

Kapaciteti i ajrit 1800 m³/h

Gjatesia e perdes ne dalje te ajrit 100 cm

Te kete modulin e kontrollit  qendror me kontroller digjital

Te ristarohet automatikisht pas nderprerjeve te energjis elektrike

cope 10 

B-2   Furnizimi montimi i perdes e ajrit elektrike me montim horizonal -vertikal

 cope  8

B-3   Furnizimi montimi i perdes e ajrit elektrike me montim horizonal -vertikal

   cope  8

“Në qoftë së specifikat teknike për pajisjet e kërkuara favorizojnë ndonjë prodhues vlen edhe opsioni ekuivalent ose me i avancuar.  Sasia e parashikuar është vetëm sasi Indikative. Devijimi i lejuar nga sasia totale indikative është [ +-30%]”. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme