Ten Hag njofton klubin, nuk e do më Ronaldon në skuadër
Erik ten Hag thuhet të ketë reaguar pas intervistës së Cristiano Ronaldo. Trajneri holandez, Erik ten Hag duket se s’ka mbetur aspak i kënaqur nga të thënat e Cristiano Ronaldo për ‘The Sun’. CR7 pati shumë kritika për klubin e United, përfshirë trajnerin Ten Hag, për të cilin tha se nuk gëzon aspak respekt. Sipas…
Sport
Erik ten Hag thuhet të ketë reaguar pas intervistës së Cristiano Ronaldo.
Trajneri holandez, Erik ten Hag duket se s’ka mbetur aspak i kënaqur nga të thënat e Cristiano Ronaldo për ‘The Sun’.
CR7 pati shumë kritika për klubin e United, përfshirë trajnerin Ten Hag, për të cilin tha se nuk gëzon aspak respekt.
Sipas raportimeve të ‘ESPN’, Erik ten Hag ka reaguar privatisht te krerët e klubit, për deklaratat në fjalë, përcjell lajmi.net.
Thuhet se Ten Hag ka informuar bordin se ai nuk e do më Cristiano Ronaldon në klub.
Portugezi nuk do të luajë me fanellën e Manchester United derisa Ten Hag të jetë aty – së paku.
Edhe figura si ikona Rio Ferdinand thanë dje se Ronaldo ka mbyllur çdo rrugë për kthim në ‘Old Trafford’. /Lajmi.net/