Ten Hag do t’ia heqë shiritin e kapitenit Maguires, për t’ia dhënë De Geas
Erik ten Hag, më ta marrë detyrën si trajner i Manchester United, do t’ia largojë shiritin e kapitenit mbrojtësit qendror, Harry Maguire për t’ia dhënë atë David De Geas.

Sport
Maguire është kritikuar shumë gjatë këtij sezoni për paraqitjet e tij jo të mira me “Djajtë e Kuqë”.
Njëra prej çështjeve që është diskutuar së shumti në rrjetet sociale është edhe ajo se pse anglezi vazhdon të jetë formalisht lideri i skuadrës në fushë, transmeton lajmi.net.
Këtë mendim siç duket e ka edhe holandezi që nuk e ka ndërmend ta vazhdojë avazin e vjetër, me mbrojtësin kapiten të skuadrës.
De Gea shihet opsioni më i mundshëm për ta pasuar Maguiren si kapiten i ekipit. /Lajmi.net/