Temperaturat sot në Shqipëri nga 2°C deri në 22°C

Mot i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare dominojnë në pjesën më të madhe të territorit gjatë paradites.

Lajme

19/03/2019 10:20

Por pasditja dhe mbrëmja sjellin kalime vranësirash të shpeshta në të gjithë vendin.

Më të dukshme paraqiten në verilindje dhe juglindje duke gjeneruar reshje të pakta shiu në këto rajone.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit janë ulur në mëngjes por mesdita ruan vlera konstante duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 2°C juglindja deri në 22°C në jugperëndim.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.