Temperaturat e larta shënojnë rekord në Arktik

Dimri i këtij viti ka qenë më i nxehti në Arktik, kanë raportuar shkëncëtarët amerikanë dhe ata rusë në studime të ndara.

Bota

07/03/2018 10:48

Instituti amerikan për çështje të motit dhe kryesisht të borës, ka raportuar më 6 mars se dimri në Arktik gjatë muajit dhjetor, janar dhe shkurt ka shënuar temperaturën 4.9 gradë Celsius, më të lartë se zakonisht.

Si rezultat i një të nxehti të jashtëzakonshëm, akulli në Oqeanin Arktik dhe detet e tjerë që mbulojnë majën e globit, ka shënuar rekord të temperaturës më të ulët për këtë periudhë të vitit, kanë thënë shkencëtarët amerikanë.

Në muajin shkurt, akulli i detit Arktik ka mbuluar 13.9 milionë kilometra katrorë apo rreth 160,000 kilometra katrorë më pak sipërfaqe sesa në vitin e kaluar, ka njoftuar instituti amerikan.

Shërbimi i motit të Rusisë, Shërbimi Federal për Hidrometeorologji, po ashtu ka njoftuar se temperaturat në rajonin e Arktikut kanë qenë katër deri në tetë gradë më të larta se temperatura normale, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve TASS./REL