Temperatura verore sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për sot.

Lajme

26/04/2019 07:35

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër në vendin tonë temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius.

Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të pjesshme. Vranësirat ditën e shtune pritet të shoqërohen me reshje shiu.

Reshjet të intensitetit mesatar priten në veriperëndim dhe jugperëndim të vendit, kurse në pjesë tjera të territorit priten reshje të intensitetit të dobët.

Temperaturat minimale paraqiten të larta për këtë periudhë kohore, po ashtu edhe temperaturat maksimale do të shënojnë rritje. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 21-26 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të shënoj rënie graduale por nuk do të bien nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s”, njofton IHMK. /Lajmi.net/