Temperatura pranverore ditëve në vazhdim

Gjatë ditëve në vazhdim do të mbajë mot me diell dhe i qetë.

Lajme

07/04/2020 14:46

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofto se do të kemi ngritje të temperaturave.

Gjatë ditëve në vazhdim do të mbajë mot me diell dhe i qetë, raporton lajmi.net.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes. /Lajmi.net/