Temperatura ekstreme na presin nesër

Gjatë ditës së nesërme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Lajme

24/08/2019 23:41

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme në vendin tonë do të mbajë me diell dhe vranësira të cilat pas dite, në pjesën qendrore, veriperëndimore dhe jugore do të sjellin reshje afatshkurta dhe të izoluara shiu.

Temperaturat mbesin të ngjashme në të dy vlerat ekstreme, shkruan lajmi.net.

Sipas IHMK-së, minimalja do të jetë 12 gradë celsius kurse maksimalja do të arrijë në 33 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.

“Java tjetër pritet me kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura dhe herë-herë të përcjellura me reshje shiu, por në fushat termike nuk priten rënie të theksuara të temperaturave, ato do ti ruajnë vlerat e larta deri në fund të muajit”, ka bërë të ditur IHMK. /Lajmi.net/