Tello injoron Barcelonën

Cristian Tello nuk dëshiron të rikthehet në Barcelonë, pas përfundimit të këtij sezoni, të huazimit në Porto. Ai preferon qëndrimin tek skuadra portugeze.

Sport

11/03/2015 20:33

Cristian Tello shpreson të vazhdojë të luajë me fanellën e Portos.

Sulmuesi i Barcelonës, i huazuar tek skuadra portugeze, ka bërë të qartë se nuk dëshiron të rikthehet në Camp Nou, pas përfundimit të këtij sezoni.

“Nuk di asgjë rreth negociatave. Gjithmonë kam thënë se ndihem mirë këtu”, deklaroi Tello për “ojogo.pt”.

“Shpresoj të mbetem për një kohë të gjatë, edhe pse nuk varet nga unë”, u shpreh ai.